
Ish presidenti Ilir Meta ndodhet në bllokun e sigurisë ‘Mine Peza’ ku pret të dalë para GJKKO-së për konfirmimin e masës së sigurisë.
Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë shkoi mëngjesin e sotëm atje për ti dërguar shefit të tij një pako, ku ndër të tjera duket dhe një çokollatë e zezë.
Mbrëmë ka qenë djali i tij Besarti që dërgoi ushqime.
Presidentin e Partisë së Lirisë u arrestua mesditën e 21 tetorit 2024, pasi ndaj tij SPAK firmosi urdhërarrest për 3 akuza: Pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie.
Lini një Përgjigje