
Kanë dalë detaje të reja lidhur me se çfarë do të ndodhë me ish-presidentin Ilir Meta, i cili u arrestua ditën e djeshme.
Pritet që kreu i PL të dalë ditën e nesërme para gjykatës, për konfirmimin e masës “arrest me burg”.
Më pas, pritet që Meta të dërgohet në qelitë e paraburgimit.
Teksa GJKKO pritet që sot të dalë me një deklaratë për mediat, ku të njoftojë se në çfarë ore do mbahet seanca nesër në gjykatë për të.
Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK në një operacion nga agjentët e BKH. Meta është akuzuar për ‘pastrim parash’, ‘korrupsion’ dhe ‘mosdeklarim pasurish’.
Lini një Përgjigje