
Të huajt kanë filluar të përdorin Shqipërinë për qëllime prostitucioni.
Specialisti për hetimin e trafiqeve të paligjshme, Kushtrim Berisha tregoi mënyrat sesi rekrutohen shtetaset e huaja për të ushtruar prostitucion në vendin tonë.
Ai tregoi se policia po godet raste të njëpasnjëshme të këtij aktiviteti kriminal.
“Ky është një fenomen shqetësues që ka gjetur rritje bashkë me turizmin. Shqetësues është aksesi i lehtë për të kontaktuar eskortat. Këto shtetase shantazhohen për të kryer këto shërbime. Këto vajza jetojnë në vende me standarde të ulëta nga Amerika Latine, Evropa Lindore, Kazakistani. Kontaktojnë me faqet online dhe rekrutohen. Marrin një udhëzim se ku të shkojnë, si të udhëtojnë, ku të vendosen. Ato nuk i shpëtojnë policisë, kemi disa raste goditje. Kemi finalizuar një operacion ku janë proceduar 11 shtetase dhe janë arrestuar dhe 2 të tjera që i shfrytëzonin, një ukrainase dhe një ruse”, u shpreh Berisha në A2 CNN.
Lini një Përgjigje