TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2024, 15:57

Pse u shty përzgjedhja e drejtorit të ri të policisë?

Shkruar nga Pamfleti

Pse u shty përzgjedhja e drejtorit të ri të policisë?

Kryeministri Edi Rama nuk ka ende një emër për pasuesin e Muhamet Rrumbullakut. Ndonëse u tha se ditën e premte do të kishim një emër, në fakt ka një terr informativ.

11 emrat që u kualifikuan ju nënshtruar një procesi intervistimi dhe më pas komisioni i dërgoi ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha 3 emra. Nën rrogoz flitet se 3 emrat janë: Neritan Nallbati, Skënder Hitaj, Altin Mena. Por nuk ka asnjë zyrtare.

Ata tashmë i kanë shkruar kryeministrit dhe as dje dhe a sot nuk pati një vendimmarrje, ndoshta kjo për shkak se Rama ndodhet në SHBA. Kryeministri mori pjesë në Asamblenë e OKB dhe sipas informacioneve, pas ai të kthehet pritet të kemi dhe zyrtarizmin e drejtorit të ri. Me gjasë mund të jetë e hëna, por mbetet të shihet.

Lini një Përgjigje