TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 19:07

Tubimi për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba!

Shkruar nga Pamfleti
Tubimi për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e
Protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba!

Protesta kundër projektit të investimit në Zvërnec është zhvendosur këtë të hënë në Tiranë, ku qindra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimeve të planifikuara në zonë.

Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve rrethuan godinën e Ministrisë së Brendshme me tela me gjemba, në një akt simbolik që, sipas tyre, synon të denoncojë mënyrën se si po trajtohen kundërshtimet qytetare ndaj projektit.

Protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin kundër ndërtimeve në Zvërnec, duke kërkuar ndërprerjen e procedurave për investimin deri në sqarimin e plotë të ndikimit që ai mund të ketë në mjedis dhe në komunitetin lokal.

Pas grumbullimit para Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e marshimit drejt Kryeministrisë, ku pritet të paraqesin kërkesat e tyre përballë institucioneve qendrore.

Debati për projektin në Zvërnec ka shkaktuar reagime të forta ditët e fundit, duke përfshirë përfaqësues të politikës, aktivistë mjedisorë dhe banorë të zonës, të cilët mbeten të ndarë mbi ndikimin dhe përfitimet e investimit të propozuar.

tubimi për zvërnecin

Lini një Përgjigje