
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për BKH-në. Beci u shpreh se reagimin e tij e sheh më shumë si një tërheqje të vëmendjes.
Sipas ish-prokurorit, nuk ka asnjë problem vetëm në rast se krijohet një klimë qe u thuhet oficereve të policisë se ‘për të marrë provat duhet të marrin leje tek Rama’.
Ai theksoi se në rast se nuk është një tërheqje vëmendjeje, e sheh si paralajmërim që të mos shkohet te godina e tij e të marrësh gjithçka.
“Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka të sanksionuar saktësisht mënyrën sesi veprohet kur oficer i policisë gjyqësorë ose organi i hetimit pengohet në ushtrimin e detyrës gjatë kryerjes se veprimit të tij proceduriale.
Nuk më shqetëson kjo, më shqetëson fryma. Në rast se krijohet se e kam rrethuar me gardën e republikës dhe të vetmit autoritet që Kushtetuta e njeh që është Prokuroria e Republikës së Shqipërisë dhe më tej Gjykata si organ i proceduarës të pengohen nga veprimtari të Gardës së Republikës ose rojeve private kjo mund të çojë në dëmtim të të gjithë proceseve hetimore”, tha ai për “Euronews Albania”.
Keta fashiste qe guxojne te shpallin kryeministrine si vend do si do e te pa denje per te ruajt armet, denoncojne hapur qellimin e tyre. Kjo moster s'duhet te harroje se c'mund te ndodhte ne nje rast te ngjashem, kur KM ishte Sali fashisti? Te guxoje ahere te hyje me arme, se me e vogla do ishte te dilje I nxire, sic doli Prendi. I meshiroj, sepse u paska vajtur litari tek s'mban