
Analisti Skënder Minxhozi ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Ai tha se ka ardhur koha që të kemi një standard tjetër, më të konsoliduar dhe më profesionale nga të gjitha institucionet e drejtësisë.
“Të gjithë kandidatët për SPAK thanë se nuk do të fusim njerëz në burg pa provë. Unë mendoj se ka ardhur koha, që SPAK dhe GJKKO dhe të gjithë hallakat e drejtësisë së re pas kolaudimit 6-vjeçar do vijojnë të ofrojnë forcë goditëse, por edhe standard. Duhet të jemi një shtet që të respektojmë standardet. Gabimet që SPAK ka bërë t’i nxjerrë mësim”, tha Minxhozi për “Abc News”.
Analisti u shpreh gjithashtu se sot shoqëria shqiptare është e ndarë në tre pole, ku dy janë prej tyre janë politike dhe e treta është institucionale.
“SPAK sot u pa dhe duket që ka forcën që s’ka opozita, zmaltin dhe shkëlqimin që nuk e ka më mazhoranca dhe nuk po e prodhon dot më, sepse është në mandat të katërt, kam përshtypjen se e ka marrë në fokus ky komponent i tretë. Kam përshtypjen se sot sërish shoqëria shqiptare, të paktën në elitën e saj është trepolare, por një nga komponentët nuk është më politik, por është institucional”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje