TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Dhjetor 2025, 20:22

“Ka rreth 80 dosje në dorë”, Karamuço: Dumani do të ruajë angazhimin në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka rreth 80 dosje në dorë”, Karamuço: Dumani do

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, vlerësoi punën e Altin Dumanit, ndërsa u shpreh se pozicionimi i tij do të jetë i njëjtë dhe se do të ruajë angazhimin në SPAK.

Ai theksoi se Dumani aktualisht ka rreth 80 çështje në dorë dhe se angazhimi i tij nuk do të ndryshojë.

“Pozicionimi i Dumanit do të jetë i njëjtë. Dumani është njohur me zotin Brahio vetëm në SPAK. Ka pasur të tjerë me të cilët ka punuar më herët. Por mesa duhet bashkëpunimi ka qenë i frytshmëm dhe mendimi i tij për zotin Braho ka qenë pozitiv.

Duhet llogaritur se zoti Domani vetë si prokuror ka rreth 80 çështje në dorë. Ato do të shikohen dhe do të shihet se çfarë punë është bërë. Pra thjesht ndryshon profili i drejtuesit.  Zoti Braho është më i koduar, nuk e ç’kodifikon lehtë, është i pamëshirshëm, nuk i njeh relatat shoqërore. Kjo krijon deri diku edhe frikë tek ata që kanë hallë”, tha ai në emisionin “Real Story” në ABC News.

Lini një Përgjigje