
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar platformën që prezantoi Klodian Braho në KLP.
Ai u shpreh me rezerva për dy qëndrime të Brahos, duke thënë se sipas këndvështrimit të tij vuri re dy “gabime”.
Sipas Karamuços, “gabimi i parë” ishte deklarata e Brahos se ‘zoti Kraja nuk ka qenë shumë aktiv’ dhe gabimi tjetër ishte ripozicionimi me Policinë e Shtetit. Eksperti theksoi se BKH nuk mund të zëvendësojë Policinë e Shtetit.
“Iu referua drejtuesit të parë zotit Kraja duke thënë që nuk ka qenë shumë aktiv. Institucionin në kuptimin administrativ e ngriti ai dhe pastaj zoti Dumani bëri atë që bëri. Dhe tjetra që mund të them një gabim i dytë ishte ripozicionimi me Policinë e Shtetit. Kjo krijon ide të gabuar dhe krizë besimi mes policisë dhe SPAK.
Mbi institucionin kurrë nuk ndodh t’i vësh gishtin dhe t’i thuash nuk je i besueshëm. Mbi individin po. Janë po ata policë që i mbrojnë familjen këtyre njerëzve. Por edhe me sa veta do bësh hetime? 60 hetues punojnë nga 12 orë, do marrin dhe të tjerë por sa të trajnohen ato. Një ditë pasi zoti Braho foli për qëndrimin e ri që do mbaj ndaj Policisë, dy persona me rrezikshmëri të lartë kriminale shkoi dhe i kapi policia. Ndoshta mund ta modifikojë këtë qëndrim, por policia është e pazëvendësueshme”, tha ai për “Abc News”.
Z karamuco ky prokuror esht i parazgjedhur me lind idea qe mund te jet edhe nje i penduar i drejtesis Amerikane.Ky I fundit do se zben ta mbyll ciklin 9 vjecar duke pastru politiken dhe drejtesin ekoruptuar