TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2024, 10:28

Tragjedia në Shkodër, ish-prokurori: Ekspertimet toksikologjike do zbulojnë nëse fëmijët janë helmuar

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Shkodër, ish-prokurori: Ekspertimet toksikologjike do

Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur për tragjedinë e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një nënë u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj, për shkak të dhunës dhe tradhtive nga ana e bashkëshortit.

Eugen Beçi shprehet se duhet të realizohet dinamika për të qartësuar të gjithë rrjedhën e ngjarjes si mund të ketë ndodhur.

Sipas tij, duhet përcaktuar se kush është hedhur i pari dhe si është kryer ky veprim, duke ngritur disa alibi.

“Për të pasur një qasje sa më të plotë në motivin, mënyrën dhe dinamikën e kryerjes së vendimit, ne i shërbejmë parandalimit të krimit të këtij lloji. A është realizuar dinamika e hetimit që të qartësojë saktësisht mënyrën e kryerjes së veprimeve, dinamikën, ngjarjen, rrjedhën dhe kronologjinë e kryerjes së veprimit? Në fund të fundit për të përcaktuar se cili është mbytur i pari, pastaj mënyrën se si ka ndodhur. Këtu nuk kanë lidhje vetëm kamerat e sigurisë, për momentin final, unë kam përshtypjen, këtu futet në lojë policia shkencore, ekspertimet, mjekësia ligjore për të ngritur alibitë e mundshme të cilat gjatë hetimit do rrëzohen”, tha Beçi për Top News.

Më tej, ish-prokurori Eugen Beçi ka shprehur dyshimin se fëmijët nuk mund të hidhen me vetëdije për t’u mbytur, duke nënkuptuar se sipas tij ka pasur një arsye apo një shtytje të mëtejshme.
Beçi shtoi se ekspertimet toksikologjike do përcaktojnë në rast se në trupat e fëmijëve ka substanca të tjera qe e kanë lehtësuar kryerjen e veprës kriminale.

“Alibia më e parë e mundshme, e ka kryer vetëm apo jo,  e ka kryer vetëm duke pasur mundësinë që të ketë efekte qetësues për fëmijët që pastaj ti hedhë në lumë, sepse reagimi njerëzor, i mundshëm që kanë në konsideratë dhe hetuesit dhe prokurorët e Prokurorisë së Shkodrës, kanë faktin që një fëmijë nuk mund të hidhet me vetëdije për t’u mbytur, kështu që ka pasur një arsye, një shtytje të mëtejshme. Ekspertimet toksikologjike do përcaktojnë në rast se në trupat e fëmijëve ka qetësues, ka substanca të tjera qe e kanë lehtësuar kryerjen e veprës kriminale. A ka pasur mënyrë tjetër të realizimit të këtij akti penal nga ana e nënës apo nga një ndihmë tjetër? Kjo është shumë herët për t’i thënë sot por është shumë e rëndësishme të përcaktohet dinamika e hetimit që të parandalohet ngjarja”, theksoi Beçi.

Ish-prokurori ka komentuar edhe arrestimin e Erdgysit, bashkëshortit të së ndjerës Alma Arrazi.

“Shkaktimi i vrasjes nëpërmjet një dhune të vazhdueshme, nëpërmjet një keqtrajtimi të vazhdueshëm, nëpërmjet një sjellje sistematike kundër dinjitetit, të personit që ke në kujdestari apo që ke në familje, është gjithmonë i dënueshëm, pavarësisht se çfarë ka pasur viktima për sa i përket shëndetit mendor”, tha Beçi.

 

eugen beci ngjarja shkoder

Lini një Përgjigje