TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2024, 19:42

Tonin Gjuraj u zgjodh rektor i Universitetit të Shkodrës, Benet Beci: "Luigj Gurakuqi" nis sot një rrugëtim të ri!

Shkruar nga Pamfleti

Tonin Gjuraj u zgjodh rektor i Universitetit të Shkodrës, Benet Beci:

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka deklaruar se me zgjedhjen e Prof. Tonin Gjurajt si rektor, Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" nis sot një rrugë të re.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Beci theksoi se me zgjedhjen e Prof. Tonin Gjurajt, i është dhënë një mundësi Universitetit të Shkodrës që të ri ngrihet si institucion në atë stad ku çdo i ri i rajonit të shoh si opsion shkollimin në Shkodër.

Kryebashkiaku gjithashtu shtoi se Universiteti do të jetë një partner i denjë në sfidën e zhvillimit të Shkodrës.

Jam plot besim se Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" nis sot një rrugë të re me zgjedhjen e Prof. Tonin Gjuraj si rektor i Universitetit. Mirënjohës për stafin e pedagogëve dhe studentet që me votën e tyre i japin sot mundësinë Universitetit të Shkodrës të nisë një rrugë drejt ringritjes, dhënies së mundësive e përkrahjes së çdo të riu të rajonit tonë që do ta zgjedhë shkollimin në Shkodër, për t'i dhënë krenarinë e një diplome me emrin e  Luigj Gurakuqit. Shumë suksese të gjithë të zgjedhurve në zgjedhjet e sotme. Jam i sigurt që tani Universiteti do të jetë një partner i denjë në sfidën e zhvillimit të Shkodrës”, shkruan Beci.

Lini një Përgjigje