TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2024, 19:42

Vula te Berisha, Kreshnik Spahiu: Basha të krijojë parti të re, mos të merret me logon private të Saliut

Shkruar nga Pamfleti

Vula te Berisha, Kreshnik Spahiu: Basha të krijojë parti të re,

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar zhvillimet e fundit politike tha se Lulzim Basha duhet të krijojë një parti të re.

Spahiu tha se Basha s’duhet të merret më me vulën private të Sali Berishës.

"Basha duhet të krijojë një parti të re politike. Kjo është një lojë më e ndershme më e barabarte dhe i heq çdo lloj alibie Berishës i cili në 2025 kur të humbë zgjedhjet mos të thotë humba por më kishin vjedhur vulën buxhetin. Berisha e ka sot PD-në. Nëse humbet në 2025 nuk ka më asnjë lloj justifikimi që të thotë se shteti e përçau PD-në. Berisha nuk do të kishte marrë vulën pa vullnetin politik të qeverisë. Vetë Berisha thotë se këta janë organizata kriminale të Edi Ramës", tha Spahiu.

vula te berisha kreshnik spahiu basha

Lini një Përgjigje