
Analisti Fitim Zekthi komentoi divorcin mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Zekthi tha se arsyet e deklaruara për ndarjen janë të papranueshme, ndërsa shtoi se politika nuk mund të prishë familje, familja duhet të jetë më e madhe.
Gjatë intervistës në “News Line”, Zekthi tha se e gjitha kjo është një dështim i rëndë politik.
“Duke qenë se është bërë publike, mendoj që ajo që e tha zoti Meta se na ndau politika, është e papranueshme, nëse do më pyesësh mua si konservator. Njeriu nuk mund të ndahet nga familja…Nuk mendoj se Meta dhe Kryemadhi mendojnë tani pas kaq kohësh mendojnë për politikën apo rrezikun. Por mund të them që është një dërrmim i plotë politik, një korruptim politik, apo dështim i rëndë politik. Është e pashpjegueshme si mund të prishin një marrëdhënie të ngushtë familjare”, tha më tej Zekthi.
Lini një Përgjigje