TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2024, 22:33

Terrorizoi 200 pasagjerë/ Publikohet pamjet, momenti kur indiani tenton të hapë në ajër derën e avionit “Air Albania” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Terrorizoi 200 pasagjerë/ Publikohet pamjet, momenti kur indiani tenton

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rinas, ku një avion i “Air Albania” që do të udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burime thanë për Top News, se mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.


Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, siç duket edhe në këtë video të siguruar nga Top News.

Indiani është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

Veprimi i tij terrorizoi 200 pasagjerët në bord.

Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

 

Lini një Përgjigje