TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2024, 21:15

“Çmendet” indiani i deportuar nga Shqipëria, tenton të hapë në ajër derën e "Air Albania"; avioni rikthehet në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

“Çmendet” indiani i deportuar nga Shqipëria, tenton

Një incident është shënuar sot në një prej avionëve të “Air Albania” të nisur drejt Turqisë.

Një shtetas indian, i cili ishte deportuar nga vendi ynë ka tentuar të hapë derën e emergjencës duke shkaktuar panik te udhëtarët e tjerë. Kjo ka bërë që pilotët të kthejnë avionin duke u ulur sërish në Rinas.

Të gjithë pasagjerët janë mirë dhe avioni është ulur normalisht në pistë. Mësohet se po punohet për riparimin e derës dhe avioni do të niset sërish drejt Stambollit, ku dhe ishte nisur.

Lini një Përgjigje