TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2024, 21:13

Tërhiqen grekët, nuk ka protestë gjatë mitingut në Selanik: Problemi nuk janë shqiptarët, por Edi Rama!

Shkruar nga Pamfleti

Tërhiqen grekët, nuk ka protestë gjatë mitingut në

Partia greke ka vendosur të mos mbahet protesta e paralajmëruar, pasi sipas tyre, problemi nuk janë shqiptarët por kryeministri Edi Rama.

Partia e djathtë ekstreme “Zgjidhja Greke” ka bërë me dije se në takimin e mbajtur para pak minutash në Selanik nga drejtuesit e saj, është vendosur të mos protestohet para hotelit ku do të mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët që jetojnë në zonën e Selanikut.

Mësohet se është vendosur që nga kjo parti ekstreme të mos mbahet protesta e paralajmëruar, pasi sipas tyre, problemi nuk janë shqiptarët por kryeministri Edi Rama.

Ishte drejtuesi i kësaj partie, Kyriakos Velopoulos, pjesë e parlamentit grek, i cili i bëri thirrje para 3 ditësh kryeministrit grek Mitsotakis të mos lejonte tubimin e thirrur nga kryeministri Rama në Selanik.

Zyrtarët e saj, të kontaktuar nga Euronews Albania shtojnë se pjesë e takimit kanë qenë dhe dy parti të tjera të ekstremit të djathtë në koalicion me Nea Demokracia, të cilët janë shprehur se nuk do të protestojnë ditën e nesërme.

Në takimin e sotëm është diskutuar edhe mundësia e protestës së vet këtyre deputetëve në parlamentin grek, lidhur me qëndrimet e Edi Ramës në çështjen e Fredi Belerit.

Nuk dihet në qoftë se do të ketë organizime të veçuara nga qytetarët grekë të cilët do të protestojnë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me bashkëatdhetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Takimi do të mbahet në orën 11:00 me atë lokale (10:00 me orën e Shqipërisë) në “Porto Palace Hotel” në Selanik.

Kjo do të jetë hera e dytë që kryeministri Rama kthehet në Greqi për të zhvilluar takime me diasporën.

Lini një Përgjigje