TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 07:29

Tërbohen “Plakat e Prillit” në mes të pranverës, temperaturat zbresin në -4 °C

Shkruar nga Pamfleti
Tërbohen “Plakat e Prillit” në mes të pranverës,
Foto ilustruese

Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë.

Duket se “plakat e prillit” e kanë mbajtur premtimin e tyre për një rikthim të befasishëm të dimrit në gjithë vendit.

Pamjet e qyteteve të zbardhura kanë surprizuar shqiptarët, të cilët më shumë prisnin diell dhe ngrohje pranverore se sa flokë bore. 

Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.

Tërbohen “Plakat e Prillit” në mes të pranverës,
Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.

Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Tërbohen “Plakat e Prillit” në mes të pranverës,

tërbohen “plakat e prillit” në mes të pranverës

Lini një Përgjigje