
Ekspert IT-së, Besmir Semanaj tregoi se si u bë i mundur gjurmimi dhe arrestimi i dy hakeravë që tentuan të hakeronin prokurorët e SPAK.
Ai tha se duke qenë se dy hakerat nuk kishin dije të thelluara për teknologjinë identifikimi dhe arrestimi i tyre ka qenë më i lehtë.
“IT e SPAK është një shërbim i brendshëm për mirëmbajtjen e sistemeve të SPAK, ndërsa hetimi kryhet nga prokurorët dhe BKH-ja që ka ekspertizë si kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke u bazuar te profili i dy të arrestuarve që nuk duken të kenë dije të thelluara në teknologji, zbulimi është më i thjeshtë.
Mënyra e zbulimit të hakerimit ishe nga akses i paautorizuar, kishim futje në sistemin e-mail nga një IP që nuk është e zakonshme te sistemi. Kështu me anë të IP-së është shumë më e thjeshtë për të shkuar te ambienti ku është kryer hakerimit. Gjithashtu unë besoj se SPAK duhet të ketë disa programe dhe sisteme më të avancuara”, tha Semanaj në emisionin “Review” në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje