TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2025, 22:00

“Dorë politike”, Karamuço zbulon kush i hakeroi dokumentet në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Dorë politike”, Karamuço zbulon kush i hakeroi

Profesori kriminalist, Ervin Karamuço komentoi hakerimin e prokurorëve të SPAK dhe tha se kjo gjë është bërë për çështje politike.

Sipas tij në krimin kibernetik ku u hakeruan tre e-maile të tre prokurorëve janë të përfshirë disa persona, përveç dy të arrestuarve dhe sipas tij, dirigjenti është një politikan i cili synon të dëmtojë kolegët e tij.

“Kjo është çështje politike, të çosh materiale për të fundosur një politikan nuk i bën një ish-administrator, por i bën një kolegu jot. Në këtë fazë, në vigjilje të fushatës zgjedhore këta mund të bëjnë dëm shumë të madh.

Qoftë për zotin Xhafaj, qoftë edhe për emra të tjerë. Për shkak se është luftë politike, ka patjetër dirigjent politik. Unë e kam thënë që SPAK duhet të ketë kurajën të shkojë e të plotësojë puzzle e grupit të strukturuar kriminal”, tha Karamuço në emisionin “Review” në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje