TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2025, 21:25

Shqipëria si ‘ishull i izoluar’, Trump propozon kandidatë për ambasadorë në mbarë botën; Tirana jashtë listës!

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria si ‘ishull i izoluar’, Trump propozon kandidatë

Që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka propozuar rreth 40 kandidatura për ambasador të SHBA-së në vende të ndryshme.

Shqipëria duket shumë larg optikës dhe vëmendjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administratës së presidentit Donald Trump. Kjo duket qartë edhe nga mungesa e një ambasadori amerikan në vendin tonë prej gati dy vitesh.

Që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka propozuar rreth 40 kandidatura për ambasador të SHBA-së në vende të ndryshme. Më datë 11 Shkurt 2025, Trump propozoi 8 emra për ambasadorë në vende si; Kanadaja, Franca, Izraeli, Japonia, Meksika, Panamaja dhe Mbretëria e Bashkuar, por jo për Shqipërinë.

Më pas në një tjetër vazhdë propozimesh një muaj më vonë, më 11 mars 2025, Trump propozoi 5 emra të tjerë për ambasador në vende si Kili, Kroacia, Republika Domenikane, Italia, Malta dhe Portugalia. Ndërkohë as këtë radhë duket se Trump nuk kishte një emër për të propozuar për vendin tonë.

Shqipëria si ‘ishull i izoluar’, Trump propozon kandidatë

Dy javë më vonë, më 24 mars 2025, Trump do të propozonte një tjetër listë me rreth 30 emra për ambasadorë në vende si Argjentina, Austria, Belgjika, Kina, Kolumbia, Kosta Rika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Greqia, Spanja, Irlanda, Suedia, Maroku, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia etj, sërish duke e lënë jashtë vëmendjes Shqipërinë.

Duke pasur parasysh faktin se Trump propozoi një javë më parë ish prokurorin amerikan, Mark Brnovich si kandidat për ambasador të SHBA-ve në Beograd, tregon se vëmendja në Ballkan është, por jo për Shqipërinë. Në një kohë kur Trump po zhvillon një luftë botërore Ekonomike, vështirë se do të ketë kohë të propozojë emër ambasadori në vendin tonë. Deri sa gjërat të qetësohen, politikanët tanë mund të “hedhin” valle dhe të sulmojnë SPAK-un!

Vlen të theksohet se emrat e propozuar nga Trump nuk bëhen automatikisht ambasadorë, ata do të kalojnë më pas në Senat për të marrë miratimin dhe nga aty mund të marrin detyrën e diplomatit./Pamfleti

Lini një Përgjigje