TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2025, 09:36

Tensionet në Lindjen e Mesme, evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Lindjen e Mesme, evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të

Katwr qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli 

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli. Ministri bën me dije se evakuimi i dy prej tyre është bërë i mundur përmes Jordanisë dhe dy të tjerëve nga Egjipti.

“Falenderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona“, shkruan ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Disa ditë më parë, përmes Egjiptit, u evakuuan pesë shqiptarë të tjerë.

 

Lini një Përgjigje