TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2024, 12:20

Temperaturat e larta prishin 'planet' e opozitës, mbyllet pas 40 minutash protesta para bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat e larta prishin 'planet' e opozitës, mbyllet pas 40

Mbyllet pas 40 minutash protesta para Bashkisë Tiranë e thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.

Temperaturat e lara deri ne 41 gradë celcius, ka ‘prishur’ planet e opozitës ku kanë vendosur të mbyllin tubimin para bashkisë.

Ashtu si dhe në protestat e kaluara qytetarët kanë shkuar me të njëjtin skenar, hedhjen e molotovëve dhe flakadanëve në drejtim të ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik perimetrin para institucionit.

Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës, ndërsa janë nën hetim të tjerë të përfshirë.

Lini një Përgjigje