
Ka nisur me tensione protesta e opozitës, që po mbahet para bashkisë së Tiranës.
Protestuesit që në nisje të tubimit kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, duke shkaktuar flakë në pjesën e jashtme të godinës.
Ata kanë hedhur molotov drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë. Këtë herë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik bashkinë.
Kujtojmë se kjo është protesta e 13 e organizuar nga opozita.
Lini një Përgjigje