TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2024, 07:25

Temperatura deri në 41 gradë celsius, tre qytetet më të nxehta për ditën e sotme në vend

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 41 gradë celsius, tre qytetet më të

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Qytetet më të nxehta ku do të regjistrohen temperaturat më të larta janë Elbasani, Gjirokastra dhe Berati, ndërkohë që nuk mbeten pas as Tirana, Shkodra dhe Fieri.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 39°C
në zonat e ulëta 22 deri 41°C
në zonat bregdetare 23 deri 39°C

Lini një Përgjigje