TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2024, 22:09

Ndarja Meta-Kryemadhi, ironizon Curri: Po bëjnë lojë, tre gra kanë nisur skemën e shtatzënisë për t’i shpëtuar SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja Meta-Kryemadhi, ironizon Curri: Po bëjnë lojë, tre gra

Pas konfirmimit të ndarjes së çiftit Meta Kryemadhi, analisti Arjan Curri tha se divorci nuk është real, por  pjesë e lojës.

Ai u shpreh se të njëjtën taktikë kanë ndjekur edhe njerëz të showbizz, ndërsa shtoi me ironi se ‘nuk di nëse do bëjnë edhe këta këngë’.

“Unë po them që këta nuk e kanë divorcin real. Sa më shumë në panik të jenë, aq më e lartë loja. Divorci është pjesë e lojës. Këta ortakë kanë qenë, biznes. E kanë bërë dhe njerëz të showbizzit, nuk e di a do bëjnë këngë edhe këta. Divorci është pjesë e lojës pra.

Fitojnë keqardhje, shmangie vëmendje në opinionin publik. Meta nuk ka rëndësi del fajtor apo jo, por ata që e ndjekin besojnë që i ka bërë ai gjërat, apo është viktimë e Monikës. Këtë strategji kanë, si të vazhdojnë lojën politike”, tha Curri për “TCH”.

Analisti u shpreh gjithashtu se tre gra që janë nën hetim nga SPAK, janë këshilluar të ndjekin skemën e shtatzënisë për t’i shpëtuar hetimit.

“Tre gra që janë në hetim nga SPAK, janë këshilluar që të fillojnë një shtatzëni që mund t’i ndihmojnë në mbyllje të hetimit. Njëra thuhet që e ka filluar, që të thonë jam shtatzënë apo kam një fëmijë për të rritur”, tha Curri.

Lini një Përgjigje