
Eksperti Ervin Karamuço ka komentuar deklaratën e Ilir Metës i cili tha se ata po ia hedhin fajin njëri-tjetrit.
Në një intervistë për TCH, ai shtoi se shumë shpejt çifti Meta-Kryemadhi do të jenë nën akuzë nga SPAK. Karamuço shtron pyetjen se “pse duhet të vinte kjo deklaratë në një moment kur janë thirrur nga SPAK?”.
Biseda në studio:
Curri: Ka një tjetër histori, që këta e kanë seriozisht me njëri-tjetrin. Kaq e thellë ka qenë tradhtia në marrëdhëniet me SPAK. Mund të kthehet njëri kundër tjetrit. Mund të jetë e vërtetë që Kryemadhi ka folur kundër Metës brenda SPAK
Njerëzit thonë që njerëzit që janë afër me Kryemadhin kur thirren në SPAK dëshmojnë kundër Metës dhe anasjelltas. E bëjnë për të lehtësuar veten. LSI ka pasur pushtet në këtë vend. Berisha i dha disa ministri, ku ata vepronin lirshëm dhe me paratë bënin ç’të donin.
Karamuço: Është real ky konflikt mes tyre. Po ia hedhin njëri-tjetrit fajin. Edhe për SPAK-un është interesant shkaku i divorcit. Pse duhet të kulmonte në një moment kur janë në këtë pikë me SPAK-un. Shumë shpejt këta do të jenë përballë një akuze.
Topalli: Edhe nga informacionet që unë kam, nuk takohen më me njëri-tjetrin. Di që nuk jetojnë më në një shtëpi. Kjo ndarje mund t’i bëjë që të humbasin përballë njëri-tjetrit dhe SPAK-u të fitojë.
Lini një Përgjigje