TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2024, 21:12

Gjyqet për “non-grata”, Bushati këshillon Berishën: Tërhiqu nga beteja ligjore me Britaninë dhe SHBA-në

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqet për “non-grata”, Bushati këshillon Berishën:

Andi Bushati thotë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga beteja ligjore me Home Office në Mbretërinë e Bashkuar dhe Sekretarin e Shtetit në SHBA për shpalljen non-grata.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se Berisha e ka fituar betejën e tij për të bindur demokratët se "non-grata" ka qenë e lobuar, ndaj nuk është e nevojshme që ai të vijojë betejën duke e mbajtur këtë çështje në vëmendje, çka do të dëmtonte opozitën.

"Sali Berisha hodhi në gjyq Sekretarin e Shtetit pastaj vijoi një çështje juridike, jo me shpresën se do të ndërronte qëndrimin e MB apo të DASH. Siç e tregoi edhe procesi i fundit, ato janë vendime politike.

Berisha donte të bindte demokratët që jam i pastër dhe ky është puç. Këtë ai e arriti. Në këtë sens, duke parë si përdoret kjo çështje, që e vetmja gjë e propagandës që i ka ngelur Rilindjes, pra që opozita kryesohet nga një non-grata.

Në këtë sens, ideja ime është që Berisha duhet të heqë dorë nga një lloj krenarie personale dhe të sillet si lider i opozitës, që nuk i intereson mbajtja në plan të parë e kësaj çështje, sa herë ka një proces gjyqësor.

Beteja ligjore dhe beteja politike për të zhvlerësuar non-gratën, ia ka arritur aq sa mund të arrihej dhe kjo betejë është e panevojshme", tha Bushati.

bushati

Lini një Përgjigje