
Moti sot parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht përgjatë vargmaleve të vendit.
Parashikohet shi i izoluar në zonën e Alpeve si dhe në relievet e larta malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Parashikohet një mot i nxehtë me temeperatura maksimale deri në 36 gradë, konkretisht në Elbasan.
Era do të fryjë me drejtim verilindje veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës dhe me rrahje deri në 6-9m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri 32°C
në zona e ulëta 15 deri 36°C
në zona bregdetare 18 deri 33°C
Lini një Përgjigje