TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2023, 07:27

Temperatura deri në 30 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 30 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore jugperëndimore relativisht të thata dhe të ngrohta.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë vranësira kalimtare.

Era do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare do të arrijë shpejtësi deri në 18-23m/s. Si rezultat i erës së fortë dallgëzimi në dete pritet të jetë tepër i lartë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 28°C, në zonat e ulëta 14 deri 31°C dhe në zonat bregdetare 17 deri 30°C. Në fundjavë pritet edhe një rritje e ndjeshme e temperaturave për shkak të masave ajrore të ngrohta.

temperatura parashikim mot

Lini një Përgjigje