
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi se opozita në parlament po përdoret si fasadë pasi askush nuk ju jep të drejtën e fjalës dhe madje as nuk argumentohet se përse opozita nuk ka të drejtë fjale.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, tha se në këto kushte, sipas gazetarit është e drejtë që të thyejnë fare mikrofonat për aq kohë sa nuk ushtrojnë dot as një të drejtë bazë.
“Në fillim sa e çonte grupi i Rithemelimit një kërkesë, thoshin është e non gratës, e heqim. Ndodhi që u bashkuan tani. Është Gazment Bardhi tani, nuk është më Berisha. Tani këta i rrëzojnë propozimet e opozitës pa asnjë argument fare. Opozita nuk merr dot as argumentin se përse ju hodhën poshtë komisionet. Këta se kanë pasur fare te non grata këtë punë. Non grata ka qenë alibia për të shkatërruar opozitën në parlament, ashtu siç McGonigal pranoi që është porositur nga Tirana për të hapur dosjet për opozitën në Amerikë sepse është politikë e kësaj mazhorance të shkatërrojë opozitën. Tani të shkojnë këta në parlament për t’u bërë fasadë e Edi Ramës është turp, të rrinë këta në parlament dhe të ngrenë dorën e të mos ju japë njeri të drejtën për të folur, po është turp. Këta duhet t’i prishin ato mikrofonat fare”, u shpreh Abilekaj.
Lini një Përgjigje