TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 07:13

Temperatura deri në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash për pjesën e parë të ditës, të cilat do të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Pas mesditës mbizotëron mot i kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit. 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 8-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Lini një Përgjigje