TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 07:13

Frrok Çupi: Nën “ballkonin” e Berishës, po degradohet çdo ditë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Frrok Çupi: Nën “ballkonin” e Berishës, po
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi u shpreh se opozita dhunoi qytetarët duke bllokuar disa nga akset kryesore në vend.

Çupi tha se me Sali Berishën nën “arrest shtëpie”, opozita po degradohet çdo ditë.

Për të treguar se nën ballkonin e tij, opozita po degradon çdo ditë. Sot është dita e fundit e dekadencës, sepse tentoi sot opozita të dalë nga një lloj dhune që e ka shoqëruar gjithë jetën e vet dhe si duket, nën influencën e disa elementëve të tjerë, tentuan të përdorin një dhunë tjetër. Sot, ata dhunuan qytetarët, iu morën lirinë, të drejtën për të lëvizur.

I çorientuan njerëzit, i nervozuan. Një opozitë që dhunon qytetarët e vet. Është vërtet një çudi, ka kohë në degradim. Sa dëme të mëdha i kanë shkaktuar këtij vendi, ka një urrejtje te njerëzit. Prapë janë disa njerëz që i shkojnë nga mbrapa. Janë kategori të caktuar njerëzish, për disa arsye, e bëjnë sepse janë të korruptuar. Partia Demokratike qysh prej kohësh, nuk ka ekzistuar si parti politike. Thjesht shërbeu si një trap për të kaluar lumin. Kjo e ka nxjerrë Partinë Demokratike nga funksionet politike, është peng i vetes së vet.”, theksoi ai për “Ora e Fundit”.

Frrok Çupi ndër të tjera foli edhe për Fredi Belerin, për të cilin tha ka poshtëruar simbolet dhe flamurin shqiptar

Çupi u shpreh se Beleri nuk duhet të vijë në Shqipëri, as si eurodeputet.

Kjo ka ndodhur në ngjarjen që po flasim për mosbindje civile. Mosbindja civile ishte e atij qytetarit. Jam ndjerë mirë si shqiptar, si një njeri që mendoj dhe nuk harroj, se njerëzit në Shqipëri janë patriotë. Do të ishte e turpshme sikur Beleri të vinte në ato zyra dhe të ikte pa kuptuar se këta njerëz nuk harrojnë. Ky ka poshtëruar simbolet tona, flamurin tonë. Vazhdon të poshtërojë qenien tonë si shqiptar. Ai nuk duhet të vijë në Shqipëri”, theksoi Çupi.

Lini një Përgjigje