TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2024, 15:58

“Telefonat shkak kryesor i aksidenteve”, paralajmëron kreu i Rrugores: Gjatë 2025-ës do të ashpërsojmë gjobat

Shkruar nga Pamfleti

“Telefonat shkak kryesor i aksidenteve”, paralajmëron kreu i

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Altin Qato bëri një paralajmërim të fortë  sa i takon aksidenteve.

I ftuar në “News 24”, Qato tha se përdorimi i telefonit në drejtimin e automjetit është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve automobilistike.

Ai tha se vitin e ardhshëm Policia Rrugore do të ashpërsojë masat për këtë shkelje.

Në 2025 mendojmë t’i japim prioritet goditjes së përdorimit të telefonit në drejtimin e mjetit. Është shkaku kryesor i aksidentit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Kjo është ajo pse kemi një shtim të aksidenteve të lehta. Ka dy momente reagimi, reagimi i drejtuesit të mjetit 1.5 sekonda dhe frenimi do distancë 60 m për 100 km/h. Dhe kur je me telefon në dorë vonohet reagimi i mjetit ndaj një situate”, tha Qato.

Lini një Përgjigje