
Kjo do të thotë se tani SPAK-ut ju hap rruga të godasë këdo, madje dhe në nivel politik, pasi në përgjime dalin edhe shumë politikanë të lartë...
Gjykata Kushtetuese ka prerë shpresat e politikës dhe botës së krimit se do të shpëtojnë nga përgjimet e Sky Ecc.
Trupa gjykuese ka rrëzuar ankimin e bërë nga Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza”.
Gjoka u arrestua falë informacioneve që Prokuroria e Posaçme mori nga agjenci europiane, të cilat kanë mundur të deshifrojnë komunikimet përmes telefonave të koduar mes të cilëve dhe emra jo të paktë shqiptarësh. Avokatët e Gjokës pretendojnë se dosjet e ardhura nga Franca dhe Belgjika nuk duhet të shërbejnë si prova, pra duke cilësuar të pavlefshme komunikimet e Sky Ecc.
Por trupa gjykuese e ka rrëzuar kërkesën dhe kjo do të thotë se tani SPAK-ut ju hap rruga të godas këdo, madje dhe në nivel politik, pasi në përgjime dalin dhe shumë politikanë të lartë, biznesmen dhe njerëz me pushet.
Madje është folur se është hedhur pare e madhe dhe ka pasur dhe presione. Por si duket Kushtetuesja nuk ka rënë pre e tyre.
Grupi i personave të kapur në korrik gjatë operacionit “Metamorfoza”, mes të cilëve dhe Pëllumb Gjoka, dyshohet për një numër të madh veprash penale, që nga “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, etj.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese
Sot, më 30.12.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Pëllumb Gjoka dhe me objekt: “ Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krim in e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.Shfuqizimi ishkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.”.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Lini një Përgjigje