
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për drogën në Frakull...
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e personave të arrestuar në kuadër të një operacioni policor në Frakull, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi e madhe droge, 485 kilogramë kokainë.
Togat e zeza cilësuan fajtor Nikolin Gjolena, duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me 17 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i reduktohet në 11 vite e 4 muaj.
Vendimi i dhënë nga GJKKO në qershor të këtij viti u ankimua nga Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku, Klajdi Vrioni, Redion Meshi dhe Marildo Rona.
GJKKO dënoi me 89 vite burg grupin e akuzuar për sasinë e drogës prej 485 kilogramë kokainë, e cila u zbulua në Frakull të Fierit. Në dënimet e dhëna u aplikua gjykimi i shkurtuar.
Julian Malaj i cili u dënua me 2 vite burg nga shkalla e parë u lirua nga qelia për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit në paraburgim.
Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, planifikuan, organizuan dhe importuan nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.
Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.
Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi u zhdoganua në Tiranë, u transportua në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u bë dhe sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.
Dënimet e lëna në fuqi nga Apeli i GJKKO
Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim te shkurtuar
Enxhi Ferhati – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar
Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar
Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar
Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4
Zenel Çervanaku – 14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar
Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar
Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar.
Zbulimi i kokainës:
Më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Lënda narkotike vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.
Lini një Përgjigje