TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Gusht 2023, 16:11

Të dergjesh dyerve të prokurorive për drejtësi/ E moshuara bie pa ndjenja para SPAK: Më mashtruan dhe më morën shtëpinë

Shkruar nga Pamfleti

Të dergjesh dyerve të prokurorive për drejtësi/ E moshuara

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar historinë e një të moshuare që po dergjet dyerve të SPAK-ut për të kërkuar drejtësi. Atë e kanë mashtruar dhe i kanë marrë shtëpinë, duke e lënë në qiell të hapur.

Gazetarja tregon në rrjetet sociale se nënë Ferideja humbi ndjenjat para derës së SPAK duke luftuar për drejtësi.

Shkrimi i gazetares Anila Hoxha:

Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT !

Të parën e takova në burgun e grave.

E kishin harruar aty dhe si kreu i opozitës se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur një shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndërtuar një shtëpi. Nënë Ferideja e atyre viteve, doli menjëherë nga burgu sapo kronika u transmetua në TCH.

Nënë Ferideja e dytë, humbi ndjenjat sot ne derë të SPAK-ut.

I kanë marrë shtëpinë. E kanë mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë me te dyshuar që u shpallën fajtorë, nuk vlejnë asgjë. Ajo vazhdon të jetojë me qera, dhe me borxhe që i mori nder njerëz për të paguar avokatët gjatë dhjetë viteve gjyqe që i dhanë të drejtë. A nuk kemi secili , një luftë në jetë?

E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë diçka nëse shteti nuk reagon?

Nënë Feridja është 80 vjeç dhe kushdo që je , kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobusin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet

anila hoxha drejtesi spak

Lini një Përgjigje