Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar drejtorin e Portit të Durrësit, Pirro Vengu. Lala shkruan se Vengu ka emëruar Drejtor Operacional djalin e tezes së tij. Gazetarja e revoltuar shprehet në Facebook se porti po falimenton.
Ajo i bën thirrje prokurorisë të hetojë rastin në fjalë.
“Kam një orë që po përpiqem të shpërndaj një denoncim për Portin e Durrësit dhe FB nuk më lejon. Sepse cenokam standardet. Po e them me fjalë të thjeshta. Drejtori i Përgjithshëm i Portit ka emëruar Drejtor Operacional djalin e tezes së tij. Porti po falimenton! Prokuroria duhet të hetojë!”,- shkruan Lala.
Kush është Pirro Vengu?
Drejtori i Portit Detar Durrës, Pirro Vengu është shtetas grek. Ai është emëruar në këtë detyrë në shkelje të plotë të Kushtetutës e ligjit për Sigurinë Kombëtare, që ndalojnë të huajt qofshin edhe me dy shtetësi, të emërohen drejtues në sektorët strategjikë.
Vengu ka pasur disa detyra të rëndësishme para këtij emërimi. Ai ka qenë shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”. Në vitin 2017 ai u emërua drejtor i antikorrupsionit në Kryeministri.
Lini një Përgjigje