TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Gusht 2023, 07:36

DEA shkatërron grupin e trafikantëve në Laç, kush është “koka”?

Shkruar nga Pamfleti

DEA shkatërron grupin e trafikantëve në Laç, kush

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion ndaj një grupi kriminal të trafikut të drogës të lokalizuar në Kurbin. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-s Amerikane.

10 persona janë arrestuar, e ndërsa janë bllokuar 4 gomone dhe një velierë, që trafikantët e lanë djegur.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi me bazë në Fushë Kuqe të Kurbinit, që shkëmbente kanabis me heroinë/kokainë, e ndërsa mes tyre dhe ka shtetas të huaj.

Veliera është me flamur ukrainas, nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik.

Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara, në hetim mësohet se është edhe një zyrtar i policisë.

Ende nuk dihet kush është drejtuesi i grupit. FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Kurbin për kontrolle.

Mësohet se do të tjerë të arrestuar.

 

Lini një Përgjigje