TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2025, 09:41

Strehimi i fëmijës nga Gaza, a po kthehet Shqipëria në një kamp refugjatësh për palestinezët?

Shkruar nga Pamfleti

Strehimi i fëmijës nga Gaza, a po kthehet Shqipëria në

Kujdesi shëndetësor që ju dha fëmijës nga Gaza, mos është sinjal për strehimin e shumë të tjerëve?

Strehimi i një familje palestineze në Tiranë pak ditë më parë, bëri bujë në vendin tonë. Fëmija i mitur i familjes me 5 anëtarë u shtrua për trajtim në Pediatri, teksa reaguan si kryeministri ashtu dhe ministrja, apo stafi i spitalit.

Kryeministri e shiti si sukses besimin që ju dha sistemit tonë shëndetësor, po nuk dha arsyet e vërteta se përse u desh që të sillej nga Gaza në Shqipëri një fëmijë për trajtim shëndetësor, ndërkohë që mund ta trajtohej në shumë vende të tjera më afër.

Sinjalet janë se kjo mund të jetë lëvizja e parë e një lëvizje akoma më të madhe. Është folur prej kohësh se Shqipëria mund të kthehet në një vend strehimi për shumë banorë të Gazës të ikur nga lufta. Ndonëse atje po rikthehet armëpushimi, ka shumë të tjerë që janë të dëmtuar apo që kanë nevojë për ndihmë dhe nuk është çudi që një pjesë e madhe tyre të përfundojnë në vendin tonë.

Ashtu siç Rama i hapi derën Melonit për të sjellë emigrantë ilegalë afrikanë të kapur në ujërat e Italisë, ka zëra që thonë se mund të pranohen me qindra apo mijëra palestinezë.

Një paralajmërim të ngjashëm ka dhënë edhe Ermir Gjinishi, pedagog në Institutin e Studimeve Evropiane. Ai ka deklaruar se gjeneralmajori palesinez Gibril Rajub është takuar me kryeministrin Rama dhe kreun demokrat Sali Berishën, të cilët e kanë pranuar kërkesën.

“Një personazh interesant palestinez ka qenë në Shqipëri këto ditë, Gibril Rajub, gjeneralmajor. Ka dy ardhje në 30 ditë. Ky ka qenë në një aktivitet në Pallatin e Kongreseve më 17 dhjetor, me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Ka edhe një takim tjetër më pas. Në 6 janar u takua me Edi Ramën në orën 11:00 dhe në orën 1:00 në Rogner me Berishën. Problemi është çfarë është diskutuar. Tre çështje të rëndësishme, mundësi akomodimi të refugjatëve të Gazës në Shqipëri, dhe vendosjen në apartamente boshe”, tha ai në një emision dje.

Sipas Gjinishit është folur për blerjen e 20 mijë apartamenteve vetëm në Tiranë, ku donator do jetë Bashkimi Evropian dhe kostoja do jetë 800 euro për metër/katror.

Nuk dihet se sa e vërtetë është një gjë e tillë, por nuk do të jetë surprizë, pasi Shqipëri është kthyer në strehë për iranianët, afganët, refugjat e sjellë nga Italia dhe nuk është çudi të vijnë afganët. /Pamfleti

Lini një Përgjigje