TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Janar 2025, 22:14

“Altin Dumani seleksionon dosjet dhe godet opozitën”, debat i ashpër mes Prençit dhe Hajdarmatajt

Shkruar nga Pamfleti

“Altin Dumani seleksionon dosjet dhe godet opozitën”, debat i

Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy ish-drejtuesve të Policisë, Shemsi Prençi dhe Arben Hajdarmataj lidhur me punën e SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani.

E teksa Prençi e cilësoi kreun e Strukturës së Posaçme një prokuror të shkëlqyer që tashmë i ka dhënë provat, Hajdarmataj nuk ka rënë dakord. Ai tha për “A2 CNN” se Altin Dumani është selektiv me dosjet dhe godet kryesisht opozitën.

Pjesë nga debati:

Prençi: Kur kemi disa drejtues të policisë që iu janë bllokuar telefonat. Që kur ka ikur Rrumbullaku nuk ka një operacion të madh. Është çështja e besueshmërisë. SPAK nuk mund ta bëjmë SpiderMan. Një pjesë e prokurorëve janë të shkëlqyer. Altin Dumanin le ta shajë politika sa të duash. I ka dhënë provat. Atje ku peshohen burrat.

Hajdarmataj: Arrestoi kryetarin e opozitës pa asnjë provë.

Prençi: Nuk mbaron dosja për dy ditë, t’i e di shumë mirë.

Hajdarmataj: Mua nuk më pëlqen, është si të gjithë prokurorët. Ka 4 vite dosja e inceneratorit.

Prençi: Është më i ndershmi, më i vendosuri për të zbatuar ligjin. Është caktuar nga ndërkombëtarët

Hajdarmataj: Unë them e caktoi Rama. Ka fakte...

Prençi: Dumani i ka dhënë impuls prokurorisë.

Lini një Përgjigje