TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 07:29

"Sterilizimi", Gjykata e Posaçme: Beqaj të hetohet dhe për “falsifikim”

Shkruar nga Pamfleti

"Sterilizimi", Gjykata e Posaçme: Beqaj të hetohet dhe

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme vlerëson se hetimi i ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, vetëm nën dyshimet për “Shpërdorim detyre”, nuk është i plotë, dhe nga faktet penale të sjella nga prokuroria për vlerësim përpara gjyqtarit të hetimit paraprak “ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim Ilir Beqaj ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.

Kjo është hera e dytë që Gjykata e Posaçme ndërhyn në hetimin e procedurave të koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirugjikale. Kur në muajin gusht u arrestua sipërmarrësi Ilir Rrapaj dhe ish zëvendës ministri Klodian Rrjepaj, Gjykata bëri një vlerësim të detajuar të dosjes së paraqitur nga prokurorët e çështjes, ku zoti Beqaj nuk rezultonte i përfshirë. Gjykata vuri në dukje se “pavarësisht qëndrimit të prokurorisë, nga analiza e provave të administruara dhe të para në unitetin e tyre, në to evidentohen shkelje të akteve ligjore e nënligjore, të cilat ngrihen në nivelin e përgjegjësive penale për ish ministrin e Shëndetësisë Beqaj dhe ish ministrin e Financave Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimit publik”.

Ashtu si dhe në vendimin e muajit gusht, sërish gjykatësi Bani, vlerëson se hetimet duhet të përfshijnë dhe ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani. “Gjykata çmon të theksojë se nëse nga ana e Ministrit të Financave dhe personave në varësi të tij (për të cilët duhet një heti I thellyar ër të nxjerrë roin e secilit) do të ishin ushtruar kompetencat në përputhje me aktet ligjore e nënligjore, në rastin konkret nuk do të nuk do të ishte shkaktuar dëmi ekonomik i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Gjykata çmon të theksojë ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ish Ministrin e Financave z.Sh. C. në rastin konkret ka vepruar me dashje, pasi nuk ka asnjë arsye objektive e të përligjura që për të njëjtin studim fizibiliteti brenda një harku kohor prej 1 muaj e 15 ditë, të ketë dy përgjigje diametralisht të kundërta” shprehet gjyqtari Bani.

Zoti Beqaj ka shprehur rezerva ndaj vendimit të gjykatës, ndërsa ka theksuar se sistemi shëndetësor dhe pacientët që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, kanë përfituar një shërbim cilësor që ka sjellë reduktimin e ditëqëndrimeve në spital dhe uljen e ndjeshme të infeksioneve post-operatore. Sipas vendimit të gjykatës, ai duhet të paraqitet të premten e çdo jave pranë një oficeri të policisë gjyqësore./VOA

sterilizimi gjkko beqaj falsifikim

Lini një Përgjigje