TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2023, 22:55

Puna e drejtësisë së re, Dervishi: SPAK ka nevojë për trefishim të prokurorëve

Shkruar nga Pamfleti

Puna e drejtësisë së re, Dervishi: SPAK ka nevojë për

Gazetari Ferdinand Dervishi ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania për të folur për sondazhin i cili tregon se besueshmëria e opinionit publik te SPAK-u është dyfishuar.

Ndër të tjerat gazetari Dervishi tha se aktualisht SPAK ka nevojë për trefishimin e prokurorëve, pasi numri i dosjeve që ata kanë është shumë i madh.

Di që aktualisht SPAK-u krahasuar me numrin e dosjeve ka nevojë për trefishim të prokurorëve. Nëse janë 18 numri i dosjeve që ata kanë ka nevojë për 16 prokurorë.

Ata njerëz jo vetëm duhet të hetojnë sipas metodave më të fundit të shkencës dhe të hetojnë të gjithën, e pasi të piqet e gjitha ta çojnë në gjykatë, por kanë një punë maratonomake. Ata duhet të ndjekin e dhe proceset gjyqësore”, tha Ferdinand Dervishi.

 

Lini një Përgjigje