
Gazetarja Keti Banushi, teka ka komentuar dosjen CEZ-DIA, tha se ajo është një nga ato dosje të nxehta që shumë shpejt do mbyllet dhe do dalë rezultati.
Sipas saj, ka shumë prova dhe dëshmi, të cilat duket se janë kundër ish-presidentit Ilir Meta.
“Ilir Meta është hera e dytë që shkon në SPAK për CEZ-DIA. Herën e parë tha që nuk e di për ca më kanë thirrur, herën e dytë e pranoi që e kishin thirrur për CEZ-DIA. SPAK ka ecur në këtë çështje, edhe kjo dosje do mbyllet shumë shpejt janë fazat përfundimtare, thirrja për herë të dytë e zotit Meta e tregon këtë. Jo vetëm ai, por janë thirrur edhe persona të tjerë. Ditët e fundit ka shumë ritëm të personave që thirren për këtë çështje që tregon që është drejt përfundimit, kjo çështje ka edhe bashkëpunëtore krahas provave që ka SPAK. Kjo është nga dosjet e para që ka nisur hetimi në SPAK dhe është drejt përfundimit. Është nga ato dosje të nxehta”, tha Banushi.
Lini një Përgjigje