I ftuari i sotëm në podcastin “Të Pashoq” ishte eksperti i sigurisë Shemsi Prençi, i cili foli hapur dhe pa dorashka për çështjen e 21 Janarit, një nga ngjarjet më të rënda politike të dekadës së fundit.
Në analizën e tij, Prençi kërkoi hetim frontal dhe të paanshëm, duke theksuar se drejtësia aktualisht po i shërben politikës, jo të vërtetës.
“Duhen hetuar me gjakftohtësi edhe ata që e provokuan këtë situatë, edhe ata që e shkaktuan dhe sollën pasojat. Nëse do të kemi një hetim frontal për shkaktarët dhe përgjegjësit e menaxhimit të ruajtjes dhe mbrojtjes së Kryeministrisë, unë them që fajet dhe përgjegjësia do të dalin. Po qe se e kemi hetimin të mbrojmë politikën, që të mos marrin përgjegjësi... Unë besoj që SPAK-u është pozicionuar jo për të nxjerrë të vërtetën, për të mbrojtur të dy krahët e politikës. Sepse iu intereson atyre, por iu intereson më së shumti... ka dhe interlokutorë nga të dyja palët me SPAK-un, që kjo çështje të shkojë zvarrë e mos u këput. Sepse unë nuk shikoj ndonjë intensitet të hetimit të kësaj çështje, që kur rekomandimet e Strasburgut kanë ardhur në Shqipëri dhe është cilësuar vrasje shtetërore”, tha Shemsi Prençi.
Lini një Përgjigje