
Avokati Genc Gjokutaj ka folur lidhur me vendimin e SPAK për të pezulluar hetimet ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama. Gjokutaj ka ngritur 4 pyetje, që sipas tij lindin pas vendimit për pezullimin e hetimeve në lidhje me narkoaferën e Xibrakës.
“A janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe cilat janë ato”, shkruan ndër të tjera Gjokutaj.
“Lexojeni dispozitën proceduriale mbi bazën e së cilës SPAK ka pezulluar hetimet në lidhje me narkoaferën e Xibrakës!
Vëllai i KM Ols Rama referuar njoftimit të SPAK nuk gjen vend tek kjo dispozitë sepse është përjashtuar nga hetimi i mëtejshëm dhe për pasojë edhe si autor i mundshëm!
Prandaj këtu lindin disa pyetje:
1. Përse dhe mbi çfarë bazë proceduriale u revokua vendimi i pezullimit të hetimeve të mëparshëm?
2. Duke qenë në kushtet e mosnjohjes së personave të implikuar në këtë çështje përveç atyre të dënuar cila ka qenë prova apo rrethana që ka determinuar përjashtimin e Ols Ramës me emër dhe mbiemër nga rrethi i personave të panjohur shkak për të cilin çështja është ripezulluar?
3. A janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe cilat janë ato?
4. Kujt i është komunikuar ky vendim i pezullimit?", shkruan Gjokutaj në "Facebook".
Lini një Përgjigje