TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2024, 10:20

SPAK heton dy tenderët abuzivë të KQZ, Celibashi: Procesi legjitim, nuk kam asnjë shqetësim për veten!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK heton dy tenderët abuzivë të KQZ, Celibashi: Procesi

Prej gushtit të këtij viti, SPAK po heton dy tenderë të KQZ, të cilat i ka fituar kompania Smartmatic për identifikimin dhe votimin elektronik. Tenderët për pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik kapin vlerën e 21 milion dollarëve.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se nuk ndihet i shqetësuar për këtë hetim, ndërsa thekson se procesi është legjitim.

“Personalisht kam 0 shqetësim si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces. Mendoj se nuk do të kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për këtë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje”, thotë Celibashi.

Sa i takon votimit elektronik në zgjedhjet 2025, Celibashi thotë se është shumë vonë për t’u shtrirë në 6 qarqe.

“E pamundur në 6 qarqe, nuk ka më kohë. Votimi elektronik mund të bëhet vetëm në 1,2 ose 3 qarqe”, thotë Celibashi.

Për çfarë tenderësh bëhet fjalë?

Tenderi me numër reference REF-83073-12-23-2020, pra tenderi për blerjen e pajisjeve për identifikimin e votuesve, është praktikisht më i rëndësishmi dhe me një fond shumë të madh.

Tenderi është hapur më 24 dhjetor 2020 dhe procedura e shpalljes ka qenë me negocim. Më 18 janar 2021 është bërë publikimi. KQZ e ka shpallur tenderin me fond limit: 2,112,304,484 lekë të reja pa TVSH. Ai u fitua nga kompania “Smartmatic International Holding B.V”. me seli në Holandë. Ajo që bie në sy është se vlera fituese e kompanisë me bazë në Holandë është 2,016,354,628 lekë të reja pa TVSH. Pra shumë pranë fondit limit. Kjo ishte kompania e vetme në garë, pasi 5 të tjerat u tërhoqën.

Tenderi i dytë ka të bëjë me blerjen e pajisjeve elektronike të votimit, për eksperimentimin e votimi elektronik në zgjedhjet e 2021, në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë. Fondi limit ishte 109.999.500, ndërsa kompania fituese ka ofruar 99.424.460 lekë. Pra sërish shumë pranë fondit limit.

Janë mbi 21 mln euro të shpenzuara dhe kjo ka ngritur dyshime te SPAK se kemi të bëjmë me një skemë abuzive. Nëse konfirmohen shkeljet, Ilirjan Celibashi e ka punën pisk.

 

spak celibashi tendera abuzive kqz

Lini një Përgjigje