Teska sezonit turistik po i vjen fundi, Blendi Fevziu ka treguar eksperiencën e tij në Ksamil me çmimet ekstreme për një ditë pushimi.
'Pashë një kabanë në zonën e Sarandës, 2 mijë euro dita! O jam çmendur unë e nuk kuptoj komplet, por 2 mijë euro dita në zonën e Ksamilit ku po u rrotullove i bie tjetrit me bërryl…Do thuash ti ata e paguajnë, po ti ke marrë një hapësirë publike.', tha Fevziu.
Ndërkohë të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave lidhur me vendet e origjinës nga kanë ardhur shtetasit që kanë hyrë në vendin tonë për këtë sezon turistik, konfirmojnë atë që më herët pohuan edhe tur-operatorë: në bregdetin shqiptar pushuan më pak shqiptarë të Kosovës.
Në muajin e 7-të të vitit hynë në total 710 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë ishin mbi 847 mijë.
Kjo është hera e parë që nga pandemia që ky grup shënon rënie teksa ka mbajtur çdo vit peshën kryesore të turizmit duke mbetur në nivelet mbi 40 për qind të totalit të hyrjeve.
Deri në qershor në fakt shifrat tregojnë për një ecuri pozitive të hyrjes së turistëve nga Kosova ku në qershor 2024 ishin 15 për qind më shumë se qershori i një viti më parë.
Rënia e numrit të vizitorëve nga Kosova u paralajmërua qëh në fillim të vitit si efekt i liberalizimit të vizave që nisi nga janari.
Turoperatorët e Kosovës pohuan se kishte një numër në rritje të shtetasve që Kosovës që po preferonin destinacione të reja si Greqia apo Kroacia përmes rritjes së frekuencës së autobusëve që i çonin ata në destinacion, teksa edhe udhëtimet nga Tirana për destinacone me linja low cost panë rritje.
Shifrat e raportuara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës treguan për një rritje të shtetasve nga Kosova që zgjodhën për të fluturuar nga ky aeroport. Liberalizimi i vizave pakësoi jo vetëm udhëtimet e fundjavave drejt Shqipërisë por mesa duket edhe pushimet e verës.
Lini një Përgjigje