TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 21:15

SPAK “gozhdon” Metën, Artan Hoxha: Dy njerëz pranë tij janë thirrur në BKH, sa u futën në godinë ju morën celularët

Shkruar nga Pamfleti

SPAK “gozhdon” Metën, Artan Hoxha: Dy njerëz pranë

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se SPAK e ka “gozhduar “ Ilir Metën.

Në një emision ai ka thënë se përveç çështjes CEZ-DIA, Meta po hetohet fort dhe për çështje të tjera, sidomos ajo e lobimit.

Ai ka treguar se në BKH janë thirrur dy njerëz shumë pranë tij dhe u janë sekuestruar telefonat.

Dy biznesmenë të afërt të Metës janë thirrur nga BKH për një çështje tjetër dhe sapo janë futur aty u janë sekuestruar celularët. Se duan të shkojnë te lobimi. Njëri e kishte celularin me vete. Tjetri tha nuk e kam me vete. Mirë i thanë hajde në makinë dhe shkuan në shtëpi i morën celularin. Edhe Malltezit i morën celularin nga duart”, tha ai.

Lini një Përgjigje