TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 20:36

Pakti Rama-Meloni, Kulluri: Marrëveshja për emigrantët do të ketë probleme!

Shkruar nga Pamfleti

Pakti Rama-Meloni, Kulluri: Marrëveshja për emigrantët do të

Deputeti Edvin Kulluri duke komentuar marrëveshjen e refugjatëve, tha se kjo është një marrëveshje për të cilën opinioni publik duhet të njihet me procedurat që janë ndjekur.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, ai shtoi se kjo marrëveshje do të ketë probleme dhe me Kombet e Bashkuara.

“Kryeministrat përfaqësojnë vendet e tyre, por ne nuk kemi të qartë procedurat që janë ndjekur. Pasi ka një ligj dhe një sërë kërkesash. Për shkak edhe të sensibilitetit që ka duhet t’i nënshtrohet një procedurë të tërë për të cilat opinioni publik nuk ka dijeni. Por kjo marrëveshje mendoj që do të ketë probleme me Kombet Bashkuara. Kjo ka disa xhepa problematikë dhe mund të kujtojmë eksperiencën e keqe me muhaxhedinët. Pra shkelën marrëveshjen. Që pas pranverës arabe dhe destabilizimit të Libisë ka një problem shumë të madh. Pasi ka pasur edhe elementë terroristë. Dhe kjo duhet marrë me seriozitet, pasi institucionet tona nuk kanë treguar sundim të plotë të ligjit. Nisur nga viti 2001 terrorizmi është shumë i përhapur, ka shqetësim. Organet tona nuk arritën dot të kapnin asnjë nga sulmet iraniane", tha Kulluri.

kulluri marrëveshja

Lini një Përgjigje