
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë sot nga ambientet e SPAK-ut, ku iu komunikuan zyrtarisht akuzat për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas daljes, Kryemadhi foli për mediat, ku ironizoi procesin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si kryeprokuror të vërtetë të çështjes.
Ajo deklaroi se është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se procesi do të vijojë me ballafaqim në gjykatë.
"Unë e kam fajin për urdhër-arrestet që kanë ardhur nga Bari, që u vonuan 2 muaj. Sipas SPAK, për heqjen e mitrës, kam bashkëpunuar me Ilir Metën. Thanë se dosja është voluminoze, më thanë se fashikujt do m’i japin shpejt. Do nisim ballafaqimin në gjykatë. Filmi që luaj është artistik, quhet “Me fat”. Pak muhabet atje bëmë ne për zgjedhjet. Aty kryeprokuror i BKH është Edi Rama. Drejtësia e vërtetë është ajo hyjnore", tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje